Pronari i Lamborgihnit, Tonino Lamborghini i ftuar në podcast me Ramën “Flasim” ka treguar se kur ka dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë dhe çfarë mendimi ka për vendin tonë. Tonino Lamborghini: Kisha dëgjuar për personalitetin tuaj të fortë. Ju shoh shpesh, ju shohim shpesh në televizion në Itali me kryeministren tonë. E di mirë që keni një raport të shkëlqyer dhe nuk e mohoj që më vjen shumë mirë për këtë.