Top Channel/ Lajm i madh! Trump tërhiqet nga tarifa ndaj BE, e “zbuti” Rutte!
21/01/2026 23:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tërhiqet nga tarifat ndaj vendeve evropiane, që kundërshtuan planin e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën. Pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Davos, ku ndodhen për Forumin Ekonomik Botëror, Trump njoftoi tërheqjen nga tarifa prej 10%, që do të hynte në fuqi nga 1 shkurti. “Bazuar në një takim shumë produktiv që kam pasur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kemi formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën dhe, në fakt, të gjithë Rajonin Arktik. Kjo zgjidhje, nëse arrihet, do të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e NATO-s. Bazuar në këtë mirëkuptim, unë nuk do të vendos Tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt”. Më tej, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se me negociatat për Groenlandën do të merren zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i Dërguari Special, Steve Witkoff. Menjëherë pasi presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen nga tarifa ndaj aleatëve evropianë, pati një rritje të ndjeshme të tregjeve amerikane. Sipas raportimeve në mediat botërore, indekset kryesore amerikane shënuan rritje.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05