Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01/2025 19:52

Pas pesë vitesh pritje, 210 familje të mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të bëhen me shtepi të reja në Durrës. Pas shortit të hedhur një ditë më parë për një grup të vogël familjesh, kjo e premte solli shortin e madh të ndarjes së apartamenteve 3+1 që janë pjesë e kompleksit të ndërtuar në Spitallë, ku ndodhen 996 njësi banimi, falë investimit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky ishte shorti i tretë i madh për ndarjen e apartamenteve në lagjen e re të Spitallës, pas atyre të realizuara në gusht dhe shtator. Megjithatë, ende asnjë nga familjet përfituese nuk është futur në to. Shumë prej familjeve përfituese janë nga njësitë administrative Sukth, Ishëm, Rrashbull, Manëz dhe Katund i Ri. Me prishjen nga tërmeti të shtëpive të vjetra, ata do të gëzojnë apartamentet e reja në Spitallë, një zhvendosje që sjell lehtësim, por dhe dilema. Procesi i Rindërtimit në Durrës mbetet i hapur, pasi ende ka raste të pasistemuara dhe ne shqyrtim. Tërmeti i 2019-ës dëmtoi mijëra familje në Durrës, epiqendra e tragjedisë, duke i lënë për vite të tëra në pritje të një strehimi të sigurt.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB