Rehabilitohet “Lagjja e Artistëve” te Komuna e Parisit, Veliaj: "Investimi në art prodhon edhe ekonomi” “Lagja e Artistëve” te Komuna e Parisit është transformuar në një hapësirë funksionale për komunitetin nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe u shpreh se, me investimin e bërë, “Lagjja e Artistëve” merr mbrapsht atë çfarë i ka dhënë Shqipërisë në kaq shumë vite, duke përmendur kontributin në fushën e artit dhe kulturës.