Top Channel/ Laburistët pësuan humbje të madhe në zgjedhjet lokale, Starmer: Nuk e jap dorëheqjen
09/05/2026 14:01

Deri dje mendohej se laburistët do humbisnin keq në zgjedhjet lokale të 7 Majit, por që Laburistët në pushtet të përfundonin partia e tretë në shkallë vëndi për nga vëndet e fituara në pushtetin lokal, dhe të humbisnin në Uells, dhe të dalin partia e tretë në Skoci, është thjesht e paimagjinueshme, vetëm dy vjet pas fitores spektakolare në zgjedhjet e përgjithshme. Fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhjeve janë partia “Refoma”, e populistit Nigel Farage, ndërkohë konservatorët kanë hapur kapun e arkivolit të tyre politike, kur mendohej se do ishin të vdekur por të pakallur. Kryeministri laburist Starmër, është duke përjetuar Starmagedonin e tij politike, edhe pse ka dekluar se nuk do largohet nga posti. Por është reagimi i deputetëve të tij në grupin parlamentar ajo që ka më shumë rëndësi për avenirin poltik të kryeministrit, pasi në fund të fundit ata janë gjykatësi, juria edhe ekzekutori i Kryeministrit laburist dhe e ardhmja e tij në fund të fundit eshtë në duart e tij. Zgjedhjet lokale bënë që laburistët të humbasin deri më tani thuajse gjysmën e vëndeve, ndërkohë partia “Reforma” e Farage arrin fitore masive për të dytin vit rradhazi,me dyfishin e vëndeve në pushtetin lokal se laburistët. Vota në rang vëndi duket se e vendos partinë e Brexit-it, c’ka realisht është, në kuotën e 27 për qind të votës në shkallë vendi, dhe konservatorët e qëndrës së djathtë në 20 per qind , nderkohë laburistët në vënd të tretë. Laburistët kanë humbur më keq në zonat elektorale që dikur kanë qënë bastionet e tyre në rajonet industriale, dhe vota në rradhët e klasës puntore është historikisht per Partine Laburiste, ose ne shqip, Partinë e Punës. Laburistët humbën Uellsin në zgjedhjet rajone një bastion që e kanë kontrolluar prej 100 vjetësh. Ndërkohë janë të tretët në Skoci. Sistemi dypartiak në Britani është shkërmoqur këtë të premte në testin më të rëndësishëm të opinionit publik, përpara zgjedhjeve të përgjitshme të vitit 2029, ku pak besojnë se Laburistët do shkojnë me të njëjtin lider, kryeministrin aktual, i cili sipas sondazheve të opionint public, kryeministri Starmër rezulon me mbështetjen më të keqe për të gjithë liderët e Britanisë deri me sot.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50