Top Channel/ Laboratori i patates në Venezuelë kërkon mbrojtjen e farës vendase organike
04/09/2023 22:47

Një laborator i ngritur rrëzë Andeve venezuelane i dedikohet prodhimit të farave organike të patateve, prodhimi preferuar i fermerëve të zonës, të goditur nga kriza dhe importet nga Kolumbia fqinje. Sfidat janë të shumta për sektorin bujqësisë të vendit me rreth 30 milionë banorë, që përballet kosto të larta prodhimi, ndërsa në rastin e patateve farat tashmë vijnë nga importi i vendeve si Kanadaja. Organizata e prodhuesve vendas në Páramo ka punuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e farave origjinale vendase. "Nga ana teknologjike ato mund të prodhohen pa përdorur kimikate e fertilizues madje dhe pa ujë, por asnjëherë pa farën," thotë për rrjetin AFP agronomi Rafael Romero, themelues i programit. "Vendi ynë ka qenë i ekspozuar ndaj dobësisë së farave, të cilat tashmë blihen nga jashtë”. Venezuela prodhon rreth 250,000 ton patate në vit në një sipërfaqe prej rreth 12,000 hektarë, sipas të dhënave të prodhuesve, të cilët kërkojnë sovranitet për farat origjinale vendase. Në Proinpa janë tre sera janë mbjellë me fara patatesh nga 18 prej 23 zonave të vendit, të cilat rriten pa pesticide apo kimikate dhe ujiten nga rrjedha e malit. Bimë të tjera janë përfshirë në projekt si patate të ëmbla, luleshtrydhe e hudhra. Farat e Proinpa ruhen në rezervat e laboratorit, ku kanë nisur të sillet dhe specie të tjera nga Peru, Kolumbia, Azia apo Evropa. Zyrtarët thonë se në të ruhet 24 tipe patatesh vendase, që ekzistonin para ardhjes së spanjollëve në Amerikën Latine. Presidenti Nicolás Maduro celebronte kësaj jave iniciativën dhe i kërkoi bankave publike e private të financonin prodhuesit vendas që kishin nevojë. Prodhimi në Venezuelë përballet me kostot e larta të kujdesit dhe mungesën e karburanteve për transport, shkruan rrjeti AFP. Pamjet: AFP

Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44