Top Channel/ La shokun të mbytej, arrestohet 24-vjeçari në Klos, hodhi makinën në mes të lumit
10/01/2026 12:06

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë natës në fshatin Dars, të njësisë administrative Klos, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e fshatit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në vendin e njohur si ura e fshatit Dars. Sipas Policisë, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e zonës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë nisur verifikimet dhe kërkimet. Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të automjetit. Bëhet fjalë për nje 24 vjecar banues në fshatin Fullqet të Klosit. Policia dyshon se pas aksidentit, drejtuesi i mjetit nuk ka njoftuar autoritetet dhe është larguar nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej në automjet. Nga hetimet paraprake rezulton se në makinë ka qenë edhe një pasagjer tjetër 30 vjeçar, po nga fshati Fullqet, për të cilin dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit pas aksidentit. Gjatë veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit. Testi i alkoolit i kryer ndaj tij ka rezultuar pozitiv, duke konfirmuar se ai e drejtonte mjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, në bashkëpunim me Policinë dhe shërbimet zjarrfikëse, vijojnë kërkimet intensive në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit të zhdukur.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06