Top Channel/ “La Sapienza”, një sallë quhet “Ilaria”! Autori rrëfen krimin tronditës
15/04/2025 19:51

Universiteti më i madh i Romës, La Sapienza, në të cilin Ilaria Sula studionte për shkenca statistikore, nderoi studenten shqiptare, e cila u vra me thikë nga ish i dashuri i saj me origjinë filipinase. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, ku të pranishëm ishin dhe familjarët e të ndjerës, u vendos që një prej sallave të La Sapienza të mbante emrin e 22-vjeçares shqiptare. Ndërkohë, hetimet e autoriteteve italiane zbulojnë të tjera detaje të rënda nga vrasja makabre e studentes shqiptare nga i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson. 23-vjeçari filipinas rrëfeu para hetuesve gjithë skenën e tmerrshme të krimit, duke thënë se e kishte goditur dy herë me thikë nga pas, duke i marrë jetën. “E godita dy herë me thikë nga pas dhe ajo vdiq menjëherë. U gjenda në dhomën time me trupin e Ilarias të shtrirë në tokë. E futa në dy thasë që kisha në kuzhinë, por zinin vetëm gjysmën. Më pas gjeta një valixhe më të madhe, e cila e zinte të tërën”, tha i riu para hetuesve italianë. Rezultatet e autopsisë, të publikuara nga prokurorja italiane, Maria Perna, zbulojnë se 22-vjeçarja shqiptare është dhunuara para se të qëllohej shumë herë me thikë. Sipas rezultateve të autopsisë, Ilaria Sula mund të ketë humbur ndjenjat nga goditjet e Mark Samson para se të goditej me thikë dhe të vritej. “Një hematomë e madhe, goditje me grusht ose ndonjë send në fytyrë, pastaj disa plagë me thikë në qafë dhe fytyrë, si dhe shenja në trup”, thuhet në përgjigjen e autopsisë. Pas krimit, 23-vjeçari filipinas tentoi t’i mashtronte të gjithë, duke iu dërguar mesazhe nga telefoni i Ilarias, por u zbulua pasi familjarët dhe miqtë e të resë ngritën alarmin për zhdukjen e saj, gjë që vuri në lëvizje autoritetet, të cilët gjetën trupin e pajetë të fshehur brenda një valixheje, në një zonë të pyllëzuar, pranë komunës Poli, në Itali.

Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29