Top Channel/ La Manshi si Otranto/ Nisen me gomone nga Franca. Në pak ditë 1600 emigrantë ilegalë
09/09/2021 19:48

Kriza e kalimeve ilegale nga Franca drejt Britanisë përmes kanalit të La Manshit sa vjen e po përkeqësohet, duke bërë që Ministrja e Brendshme britanike të kërkojë kthimin me forcë në det drejt Francës të anijeve të vogla dhe gomoneve me emigrant që synojnë brigjet angleze. Vetëm në ditët e fundit kanë mbërritur në jug të Anglisë afro 1600 emigrantë illegal. Se sa dëshpëruese është bërë për autoritetet britanike frenimi i kalimeve ilegale përmes kanalit të La Manshit nga Franca drejt Anglisë e emigrantëve ilegal është fakti që ministrja Priti Patel ka kërkuar nga rojet kufitare dhe të emigracionit përdorimin e taktikave frenuese dhe të kthimit me forcë të anijeve të vogla dhe gomoneve me emigrant që po mbërrijnë nga Franca drejt Anglisë. Kur një deklaratë e tillë vjen pas një takimi të saj me homologun francez në Londër, kjo dëshmon se bisedimet nuk flasin për koordinim mes dy vendeve në kohën kur Britania është jashtë BE-së. Britania më herët akordoi 54 milionë stërlina për autoritetet franceze për dyfishimin e anijeve franceze që të frenonin kalimin ilegal të emigrantëve. Fakti që ata vazhdojnë të kalojnë dhe mbërrijnë në Angli, mes tyre edhe emigrantë shqiptarë duket se ka trajtat e dështimit si taktikë. Britania e Madhe ashpërsoi muajt e fundit edhe ligjin për emigracionin me dënime drakoniane për kalimet ilegale dhe trafikimin e qenieve njerëzore dhe është e vështirë të shihet se këto po i frenojnë për momentin si emigrantët ashtu edhe trafikantët që organizojnë trafikime si këto që po ndodhin momentalisht mes Francës dhe Anglisë. Edhe pse thuhet se masat e sapo njoftuara për kthimin me forcë mbrapsht të anijeve dhe gomoneve do të përdoren në raste specifike, një fakt mbetet i pamohueshëm, deri më tani taktikat dhe politikat britanike nuk po funksionojnë dhe marrëdhëniet mes Britanisë dhe Francës për këtë çështje, pavarësisht financimeve të herëpashershme britanike dhënë autoriteteve franceze duket se po përkeqësohen, kur dihet se Britania është tashme jashtë BE dhe Franca vetëm lehtëson barren e saj me emigrantet ne territorin e saj, te cilët përfundojnë ne ishull.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24