Peshkimi është pasion tregon Elez Hoti i cili ka lënë emigracionin dhe është kthyer në vendin e tij dhe sot ai merret me peshkimin. Ai tregon se kjo punë nuk njeh dimër apo verë. Çdo ditë është pranë lagunës apo detit. Por si çdo punë edhe ajo e peshkatarit ka vështiresitë e veta. Elezi tregon se laguna Kune Vain është një ndër perlat e vendit tonë por që po dëmtohet nga erozioni ndaj dhe kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme.