Kryeministri Edi Rama, gjatë adresimit të tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, foli për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe kujtoi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur keqardhje për mungesën e tij në këtë aktivitet. “Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi”, u shpreh Rama.