Në Tiranë po mbahet dita e 73-të e tubimit kundër klasave politike. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalën në podium. Më thirrje për revolucion, ata kërkuan ndryshimin e klasës aktuale politike. Pas fjalimeve, ata pritet të mbajnë dhe marshimin e përhershëm në rrugët e Tiranës.