Top Channel/ Kuvendi i Kosovës miraton raportin për verifikimin e mandateve, betohen deputetët
19/04/2025 14:22
Pas dy përpjekjeve të pasuksesshme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me vota unanime raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve.
Në tentativën e tretë, pengesa e parë për konstituimin e legjislaturës së re u kapërcye me sukses.