Me 62 vota pro, 16 kundër e 13 abstenime, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës. Emrin e saj e propozoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Konjufca, i cili theksoi po ashtu se partia e tij kishte arritur një marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës për presidentin.