Dënimi Sali Berishës për mos të marrë pjesë në kuvend nuk i pengoi deputetët e opozitës ta kthejnë seancën plenare në një fotokopje të shëmtuar me seancat e shkuara. Delegimi nga Kryeministri i interpelancës tek Elisa Spiropali kërkuar nga Gazment Bardhi për arrestimin e ish zyrtarit të FBI ishte shkaku kaosit në parlament. Në mungesë të Berishës, barrën e bllokimit të kuvendit e mori një prej deputetëve të tij besnikë, Luçiano Boçi.