Top Channel/ Kushtetuesja ‘rrëzon’ Rovena Vodën: Nuk u shkel prezumimi i pafajësisë
10/08/2026 19:54

Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë ankimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda, e cila pretendoi, mes të tjerash, se një deklaratë e ish-kryeprokurorit të SPAK kishte shkelur prezumimin e pafajësisë. E ekspozuar në hetimet e Prokurorisë së Posaçme gjatë bisedave të dy të pandehurave, Majlinda Hasani dhe Florinda Beu, e cila synonte të punësohej me ndërhyrjen e ish-zv.ministres, SPAK i ngarkoi asaj korruptimin me një arkë peshk, një telefon dhe një mijë euro. Nga 2021, kur u prangos për këto dyshime dhe, pasi e shleu me masën e arrestit shtëpiak dënimin me një vit burg, Voda insiston se u paragjykua. Ish-zv.ministrja e Brendshme arsyeton në ankimin kushtetues se, teksa gjendej ende nën gjykim pranë Apelit të Posaçëm, Altin Dumani, në atë kohë kreu i SPAK, e konsideroi sukses dënimin e saj përfundimtar. Por për ish-zyrtaren, që me vendim gjyqësor e ka të ndaluar të marrë funksione për pesë vite, kjo deklaratë për mediat u dha në një kohë kur ajo ende nuk ishte dënuar, duke ndikuar në gjyqësor. Voda u gjykua këtu në GJKKO dhe nuk e pranoi akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Voda i përmend Kushtetueses në ankimin individual se u dënua pa asnjë provë, bazuar në thashetheme që përmenden në përgjimet e dy të pandehurave të tjera. Gjykata Kushtetuese thekson se çështja e provave është kompetencë e gjykatave më të ulëta. Kushtetuesja nuk e pranon pretendimin se Vodës iu shkel prezumimi i pafajësisë. Argumenti i gjyqtarëve kushtetues është ai i dënimit të saj mbi bazën e provave dhe jo duke u bazuar në deklaratat e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Fajësia e saj u përcaktua tej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe arsyetuar mjaftueshëm në këtë drejtim, thuhet më tej në vendim. Ndaj, duke e çmuar të ezauruar këtë çështje, Kushtetuesja vendosi të mos e trajtojë ankimin individual në seancë plenare. Pas këtij momenti, proteston që ish-funksionarja t’i drejtohet Strasburgut.

Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11