Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03/2026 20:02

Masat e sigurimit personal arrest në burg të shpallura ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Evis Berberi janë të ligjshme dhe kushtetuese. Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që në krye të afro dy viteve mbas prangosjes së funksionarit, deklaroi se Berberi do të vijojë të mbahet në qeli për llogari të SPAK. Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Evis Berberit i cili u ankua për arrestin në burg, të cilën gjykata antikorrupsion dhe më pas të tjerat e shpallën referuar kërkesës së SPAK, i cili e akuzon për abuzime me tenderat. Gjatë procesit në kushtetuese Evis Berberi i shtoi padisë edhe një pretendim të dytë për shqyrtim, duke ngritur shqetësimin për paligjshmëri të këqyrjes së celularit. Por Gjykata Kushtetuese vlerësoi se në këtë pikë, Berberi duhet të ezaurojë si fillim shkallët më të ulëta, çka do të thotë se si fillim ish funksionari duhet ta paraqesë këtë qëndrim në GJKKO. Çështja e telefonit të Berberit për të cilën kushtetuesja nuk u shpreh, do të jetë një kalë beteje edhe për ish zv. kryeministren Belinda Balluku, përderisa emri i ish-zyrtares së lartë përmendet në biseda të ndryshme për tenderat dhe pikërisht nga këto komunikime më pas SPAK mori shkas ta vendosë nën hetim. Aktualisht çështja e masave të sigurisë ndaj deputetes Balluku gjendet në Gjykatën e Lartë ku është rekursuar masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Veç kësaj avokatët e ish zv.kryeministres Balluku thonë se provat ndaj klientes së tyre duhet të cilësohen të papërdorshme dhe një ndër to edhe provat që i referohen telefonit të Berberit, i cili dyshohet se komunikon për prokurimet edhe me ish funksionaren në hetim prej SPAK.

Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56