Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Bashën/ Nuk pranon kërkesën e PD, kundër paktit “Rama-Meloni”
22/12/2023 19:27

Kur një grup deputetësh të opozitës i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të pezullojë miratimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë, një kërkesë e ngjashme u depozitua edhe nga Lulzim Basha, në funksionin e kryetarit të Partisë Demokratike. Por ndryshe nga kërkesa e deputetëve, e cila u mor parasysh dhe do të shqyrtohet pas gati 1 muaji, pra në datë 18 janar; padia e zotit Basha u rrëzua duke mos u kaluar në seancë plenare. Top Channel kishte paralajmëruar një lëvizje të tillë të Gjykatës Kushtetuese, kur mësoi se gjykata i kishte kërkuar PD-së zyrtare plotësimin e dokumentacionit që rezultoi se ishte firmosje më e qartë. Janë 2 argumentat kryesorë që kanë dhënë gjyqtarët për të nos legjitimuar Partinë Demoktatike me Lulzim Bashën si kërkues. Së pari, se kërkesa e tij nuk lidhet drejtpërsëdrejti me një interes të prekur të kësaj partie e cila kërkoi shpalljen si antikushtetues së marrëveshjes Rama - Meloni pa patur firmat e nevojshme të deputetëve. Aktualisht, zoti Basha ka rreth 10 deputetë që e mbështesin, ndërsa për të depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese duhen, të paktën, firmat e 28 deputetëve. Se dzyti Gjykata sjell në vëmendje se në rastin e marrëveshjes së detit, kërkesa u depozitua nga kryetari i PS, por shembulli nuk ngjason. “Ne ate rast, Giykata legitimoi partine politie parlamentare ne kontekstin e nje situate te veçante institucionale qe lidhej me procedurat ne zhvillim e siper te konstituimit te legislatures sẽ re parlamentare dhe verifikimit te mandateve te reja te deputeteve.”- sqaron Gjjykata Kushtetuese, duke rrëzuar kërkesën e “Lulzim Bashës për të qenë palë në gjykimin e marrëveshjes së detit. Marrëveshja me Italinë për emigrantët është një nga cështjet më të rëndesishme të Gjyjatës Kushtetuese, e cila pak ditë më parë e pezulloi miratimin derisa të shprehet me vendim përfundimtar.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58