Dyert e 41 biss nuk u hapën për ta bashkuar me të dënuarit e tjerë, por për ta dërguar në spital Emiliano Shullazin. I dënuari me 14 vite burgim iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në të njëjtën ditë kur gjykata kushtetuese i dha të drejtë vetëm juridikisht, por pa i dhënë shansin që ai të dalë prej këtij regjimi të ashpër.