Top Channel/ Kushtetuesja hap listat në zgjedhje/ Rrëzohet neni i kodit për herësin
30/06/2021 19:44

Gjykata Kushtetuese shfuqizon pragun brenda listës duke mundësuar hapjen e listave 100 përqind. Ky vendim i Kushtetueses eliminon pengesën e herësit që një kandidati i duhet për të kapërcyer në pjesën fituese të listës, pasi mundëson renditjen e thjeshtë të kandidatëve për deputet nga ai që merr më shumë vota deri tek ai më pak i pëlqyer. Trupa e gjyqtareve e ka vlerësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën parashikimin që legjislativi ka bërë në nenin 163 të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se një kandidati të renditur në pjesën jo fituese i nevojiten jo me shumë se 10 mijë vota për të fituar mandatin e deputetit. Nëse Gjykata do kishte folur para zgjedhjeve, kandidatët socialist Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli dhe ato demokrat Ivi Kaso dhe Agron Kapllanaj do të ishin pjesë e Parlamentit te ri. Gjykata Kushtetuese u shpreh në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpërndarë mandatet e deputeteve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Vendimi nuk prek rezultatin, por i lë detyre Parlamentit te ri të përgatisë amendamentet ligjore që në zgjedhjet e ardhshme listat te hapen 100 % ne mënyre qe votuesi te ketë mundësi te dërgojë në Kuvend kandidatin e preferuar dhe jo ate te përcaktuar nga kryetari. Politika e vuri në prove e para Gjykatën Kushtetuese pasi ajo u be funksionale. Bindja Demokratike e Astrit Patozit dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare, goditen në Gjykate Kodin e ri Elektoral, por betejën per hapjen 100 përqind te listave e fituan kur zgjedhjet u mbyllen. Në të njëjtën ditë e njëjte trupe gjykuese rrezoi kërkesën e aleatëve të Lulzim Bashës të cilët kërkonin që partitë politike te financohen në bazë të numrit ne total të votave që marrin ne zgjedhje edhe nëse ato nuk kanë prodhuar asnjë mandat deputeti.

Top News- Katër vjedhje në katër ditë, kapet “skifteri” i bizneseve në Durrës
01/11 12:36
Top News- Avokati i Popullit reagon për protestën: Të verifikohet përdorimi i forcës nga policia
01/11 12:32
Top News- Tronditet Tufina, tritol dyqanit të luleve, çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit?
01/11 12:25
Top Channel/ Lushnjë, kërkohet markë për vajin/ Fermerët: Duhet të bashkohemi për ta eksportuar
01/11 12:25
Top Channel/ Dhuna në protestë, momenti kur policia sekuestron molotovët dhe mjetet e paligjshme
01/11 12:24
Top Channel/ Thatësira pakësoi gështenjat/ Eksportuesit kërkojnë mbështetje për plantacionet
01/11 12:23
Top Channel/ Liqenit të Kukësit i dalin rrënojat/ Situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës
01/11 12:22
Top Channel/ Garda kërkon rritje page/ Sindikata, apel Ministrisë së Financave: Jemi lënë në harresë
01/11 12:21
Top Channel/ Rriten divorcet në Gjirokastër/ Në 9 muaj, 108 çifte zgjedhin t’i japin fund martesës
01/11 12:18
Top Channel/ Dëmtimet e shtyllës kurrizore/ Shtohen rastet, Olldashi: 40 pacientë pësojnë paralizë
01/11 12:16
Top Channel/ Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/ Bënë shqiponjën, përfundojnë në komisariat
01/11 12:15
Top Channel/ Protesta, 6 të arrestuar/ Për herë të parë akuza për “vrasje në tentativë të policit”
01/11 12:01
Top News- Protestuesit akuzohen për vrasje/ Gjashtë të arrestuar, akuzat e reja me aktin normativ
01/11 10:45
Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40