Vendimet e gjykatës kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Kjo është fraza më e kuptueshme nga reagimi I gjykatës kushtetuese që përmes një njoftimi zyrtar për konfliktin e pagave, ka folur në mënyrën më të paqartë, duke mos e thënë troc nëse pas vendimit të saj të shkurtit 2026 duhej apo jo të ndërhynte Këshilli I Lartë gjyqësor dhe këshilli I prokurorisë të cilët përllogaritën pagat e reja në drejtësi.