Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi nëpërmjet një video-mesazhi ka uruar të rinjtë në “Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”. Në mesazhin e saj, Ministrja Kushi thekson se ditë të tilla të shënuara i kujtojnë vendimmarrësve dhe gjithë shoqërisë se çdo ditë e vitit është e rëndësishme për mbështetjen e të rinjve. “Është në detyrën dhe përgjegjësinë tonë që të mos i ndalim për asnjë moment përpjekjet për ju”- nënvizon ajo.