Atij që e vuri zilen në qafën e tigrit, i takon detyra ta heqë: kjo ishte një nga shprehjet e përdorura nga Xi Jingping gjatë takimit virtual me presidentin amerikan, Joe Biden, e mbajtur në kohën kur të gjithë pyesin se cfarë roli ka Kina në tragjedinë e Ukrainës. Presidenti kinez përdori një proverb të vjetër për të treguar se sipas tij, janë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja ato që duhet të diskutojnë me Rusinë për zgjidhjen e krizës.