Top Channel/ Kush të hyjë i pari në makinë, “sherr” pas takimit Putin-Kim Yong Un, përfundimi…
03/09/2025 20:03

Presidenti rus Vladimir Putin falenderoi udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për ndihmën që i dha Rusisë për të dëbuar ushtarët ukrainas nga rajoni i Kurskut, duke thënë se ata luftuan “heroikisht”. Në një takim me Kim në Pekin, Putin vlerësoi gjithashtu "besimin dhe miqësinë" e vendeve të tyre dhe tha se dërgimi i trupave ishte ideja e udhëheqësit të Koresë së Veriut. Takimi në Pekin zgjati rreth dy orë e gjysmë, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, me Putinin që e shoqëroi Kim-in deri në makinën e tij pas bisedimeve. Gjatë largimit të dy liderët u munduan të respektonin njëri-tjetrin, këtë herë për vendin në mjetin me të cilën u larguan sëbashku. Ishte Putini ai i cili kërkoi që Kim Yong Un të futej i pari në makinë, por të njëjtin veprim bëri edhe ky i fundit. Por ai që fitoi në fund në fjalën e tij ishte Kim Yong Un, pasi kreu i Rusisë u fut i pari në makinë, e më pas lideri suprem i Koresë së Veriut. Koreja e Veriut është bërë një nga aleatët kryesorë të Rusisë që kur Moska pushtoi Ukrainën tre vjet e gjysmë më parë, duke dërguar mijëra ushtarë dhe kontejnerë me armë për të ndihmuar Kremlinin të shtyjë forcat ukrainase nga Rusia perëndimore, pas ndërhyrjes tronditëse të Kievit vitin e kaluar. Rusia dhe Koreja e Veriut vitin e kaluar ranë dakord për një marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti strategjik që detyron secilën palë të ofrojë “ndihmë ushtarake dhe të çdo lloji” në rast se njëra prej tyre sulmohet.

Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41