Top Channel/ Kush prehet vërtet në varrin e legjendës së poezisë? Kërkohet testi i ADN
05/09/2026 21:45

Një mister i pazakontë historik dhe gjenetik ka përfshirë Islandën, duke vënë në dyshim identitetin e personit që prehet në një nga varret më të rëndësishme të vendit. Shkencëtarët dhe entuziastët e letërsisë po kërkojnë zyrtarisht hapjen e varrit të poetit dhe natyralistit të dashur kombëtar, Jonas Hallgrimsson, për shkak të dyshimeve të forta se në vend të tij mund të jenë varrosur eshtrat e një shitësi ushqimesh nga Danimarka. Hallgrimsson, i cili vdiq në vitin 1845 në Kopenhagen pasi ra nga shkallët, konsiderohet si mjeshtri i ripërtëritjes së gjuhës islandeze dhe babai i romantizmit kombëtar. Eshtrat e tij u riatdhesuan në vitin 1946, pak para se Islanda tw shpallte pavarwsinw nga Danimarka. Megjithatë, për shkak se trupi i tij kishte qëndruar për një shekull në një varr të përbashkët në Kopenhagen me një tregtar, gruan dhe fëmijën e tij, dyshohet se mbetjet u përzien përpara se të niseshin drejt Islandës. "Ne nuk kemi as kafkë dhe as këmbë në atë varr", pohon Pall Valsson, autor i biografisë së poetit. Gjenetisti i njohur islandez, 77-vjeçari Kai Stefansson, po udhëheq nismën për të kërkuar një test ADN-je mbi mbetjet që ndodhen në parkun historik të Thingvellir. Mirëpo, autoritetet islandeze kanë deklaruar se nuk mund të lejojnë hapjen e varrit pa një urdhër të prerë gjykate, duke e zvarritur procesin nëpër komisione burokratike. Ndërsa debati vazhdon të mbajë gjallë vëmendjen mbi figurën e poetit, shumë islandezë mbeten të ndarë, pasi një pjesë e mirë e tyre preferojnë që ky mister të mos zgjidhet kurrë.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53