Top Channel/ Kush po e ndërton? Zbulohet një bazë misterioze në ishullin vullanik!
25/05/2021 15:33

Një bazë ajrore misterioze është duke u ndërtuar në një ishull vullkanik pranë Jemenit, i cili gjendet në një nga pikat strategjike botërore të ngarkesave të energjisë dhe atyre tregtare. Se kush po e ngre bazën në fjalë, nuk dihet ende pasi asnjë vend nuk e ka pranuar deri tani një gjë të tillë. Megjithatë, një përpjekje e mëhershme për ndërtimin e një piste masive në të njëjtin ishull vite më parë është lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe. Zyrtarët në qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit thonë se Emiratet qëndrojnë edhe pas përpjekjes së fundit, pavarësisht se ato vetë në 2019-tën njoftuan se po i tërhiqnin trupat fushata ushtarake e drejtuar prej sauditëve kundër rebelëve Houthi në Jemen. "Duket se ky është një qëllim strategjik afatgjatë për të krijuar një prani relativisht të përhershme," thote eksperti i ceshtjeve të Lindjes së Mesme Jeremy Binnie për The Guardian. Zyrtarët e Emirateve në Abu Dhabi dhe ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.Pista në ishullin Mayun lejon cilindo që e kontrollon atë të projektojë fuqinë e vet në këtë ngushticë dhe të ndërmarrë me lehtësi sulme ajrore në pjesën kontinentale të Jemenit të tronditur prej një lufte të përgjakshme shumëvjeçare. Ajo siguron nga ana tjetër një bazë për çdo operacion në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Afrikën Lindore.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21