Administrat e presidentit amerikan Joe Biden do të rinisë dëbimet e drejtpërdrejta të emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre, pas një shtimi të ndjeshëm të numrit të numrit të klandestinëve muajt e fundit. Sipas PBS, procesi pritet të rifillojë së shpejti, edhe pse zyrtarët në SHBA nuk kanë dhënë ende detaje specifike mbi kohën se kur do të rikthehen këto fluturime.