Dy incidente kanë shoqëruar seancën e sotme plenare, e mbajtur mes kaosit opozitar për të diskutuar mbi problemet e zgjedhësve. Ndërsa deputetët e përjashtuar demokratë vazhdonin përplasjen me Gardën e Republikës te dera e Kuvendit, Gazment Bardhi, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka kanë çarë kordonin dhe kanë arritur të afrohen tek foltorja ku po mbanin fjalën deputetët e maxhorancës.