Top Channel/ “Kush janë këta që thonë, dëgjo popullin dhe ik”, Rama protestuesve: Minimumi duhet…
09/06/2026 22:57

Rama është i pranishëm në festimet e 35-vjetorit të PS në Fier, ku ka folur edhe në lidhje me protestën që mbahet në Tiranë dhe ka hyrë në ditën e 10-të të saj. “Të mblidhesh sot dhe të kërkosh hesap për një projekt është gjëja më legjitime, por kjo bëhet duke u ulur dhe kërkuar transparencën që kërkon. Dikush që del në protestë dhe kërkon që unë të jem i butë, ka një minimum etik, që të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash: Hajde, ulu me këta ekspertë dhe trego çfarë do të bësh. Jo me atë teknikën se nuk ka negociata, largohu. Kur del në protestë për flamengot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria. T’i kërkosh hesap në këtë formë një qeverie që e ka bërë Shqipërinë një vend që është vendosur në mbrojtje lumi i fundit i egër i Europës, Vjosa është Park Kombëtar dhe Narta e Vjosa nuk ka lidhje me projektin. Të thuash këto është guximi i atij që nuk ka turp. Kur ti e bën këtë për të manipuluar, është diçka që mund ta bësh, por me Edi Ramën dhe PS kjo nuk funksionon. Këta nuk dinë as ku janë flamingot. Këta duan që të Austria, Zvicra dhe të tjerë, të bëjnë lekë me turizmin malor, këtu jo. Nëse të huajt nuk duhet të vijnë, oligarkët jo, atëherë si do të vijnë të ardhurat këtu. Zvërneci është i Vlorës, por proteston Tirana. Përse nuk del Vlora? Kur them duhet të dilte Vlora, nuk e kam ballistat e mbetur në Vlorë, sepse edhe një që kishin që lidh shtatë fjalë bashkë, e sollën në parlament. Kryeqyteti i socialistëve është Fieri, ndërsa i pavarësisë është Vlora. Po do ta ngresh uraganin e PS shko në Fier, po do të ngulësh këmbë se Shqipëria nuk shitet, shko në Vlorë. Vlonjatët nuk i bien gjatë, sepse po ta bënin nuk do nxirrnin heronj e dëshmorë, por blogerë. Nuk njoh blogerë nga Vlora. Investime aq të mëdha do t’i sjellim Shqipërisë, shumë shpejt do të shikoni një investim po aq të madh, mbase edhe më të madh diku mes Kavajës dhe Durrësit dhe do të shikojmë çfarë do të thoni për të. Përse shqiptarët duhet të shohin me zili Greqinë, Kroacinë apo Malin e Zi, që është sa Fieri. Atje pagat ku e ku, pensionet, jeta ku e ku. Ne do të dëgjojmë llapaqorrat që e duan Shqipërinë për vete. Kush janë këta që thonë se Shqipëria është e jona, dëgjo popullin dhe ik? Populli flet kur i vjen dita të flasë dhe e ka zgjedhur këtë sistem. Nuk thonë kot atë ditë heshtje zgjedhore, shkon populli dhe voton. Si është kjo? Ne këtu jemi më shumë se atje. Mblidhemi ne këtu dhe çfarë? Si është kjo? Sot flisja me ca gazetarë nga Europa, edhe ata të hutuar se u çmend bota. Rrinë të gjithë me gishtin në scroll.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16