Tragjedia që tronditi zonën e Plakës në Athinë ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe miqtë e katër viktimave. Një mike e afërt e familjeve, Nikoleta Gjioni, ka rrëfyer për mediat greke disa detaje për viktimat, duke përshkruar jetën dhe planet që kishin para ngjarjes tragjike. Mes viktimave ishin Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, si dhe çifti tjetër, Florin Hoxha dhe Erisa Çani. Duke folur për Florindën, Gjoni e përshkroi atë si një njeri të jashtëzakonshëm, një avokate shumë të zonja dhe një grua “plot jetë”. Sipas saj, Florinda sapo ishte martuar me Ianin.