Top Channel/ Kush i vrau Hamza Licin dhe djalin e politikanit të PD? Viktimë edhe një kalimtar
30/10/2024 22:42

Numri i viktimave nga masakra në Shkodër shkoi në tre me vdekjen e Arlind Bushatit, djalit të ish-kandidatit për deputet në këtë bashki, Xhemal Bushati. Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës. Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu afruan me motor dhe I drejtuan armën, por dyshohet se arma u është bllokuar. Në këtë masakër me tre viktima, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin. Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur. Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, aktualisht i vetmi i plagosur nga ngjarja. Dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve, Bajrave dhe Licëve. Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ende nuk ka një autor.

Top Channel/ Përmbytjet, banorët në Thumanë: Po flemë jashtë
09/01 23:06
Top News- Pamje dramatike/ Shkëputet mali, “fshin” rrugën Matogjin-Bashaj, dhjetëra të izoluar
09/01 23:04
Top Channel/ “Krimineli që mbulon vajzat me para”, Dorian Puka gmend Anglinë: Jetë luksi dhe…
09/01 22:33
Top Channel/ Prej katër ditësh nën pushtet e ujit, banorët në Thumanë apel për ndihmë
09/01 22:27
Top Channel/ Shkëputet një pjesë mali në fshatin Matogjin-Bashaj,dhjetëra familje mbesin të izoluara
09/01 21:14
Top News- Shkëputet mali në Selenicë, momenti kur bie masivi i madh i dheut, bllokohet fshati
09/01 20:56
Top Channel/ Momenti kur një pjesë mali shkëputet në Selenicë, bashkë me rrugën
09/01 20:48
Top Channel/ Tragjedia në Zvicër, arrestohet pronari, “byzylyk” edhe bashkëshortes
09/01 20:01
Top Channel/ SPAK çon Becin për gjykim, në gjykatë dosja e kryebashkiakut të Shkodrës
09/01 19:53
Top Channel/ Skandal! Po lejohet ilaçi i ndaluar nga BE! Si u regjistrua mdikamenti anti-tumoral
09/01 19:41
Top Channel/ Protesta e dytë në Durrës, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim për përmbytjet
09/01 19:39
Top Channel/ Përmbytjet, 5 ditë nën ujë! Bie niveli i Vjosës, probleme në Durrës e Lezhë
09/01 19:33
Top News- Durrësi nën ujë, kërkohet dorëheqja e kryebashkiakes, banorët sërish në protestë
09/01 19:04
Top Channel/ Banorët në Durrës protestojnë sërish, hedhin kapsolla në drejtim të policisë
09/01 18:55
Top News – SPAK çon në gjyq Benet Becin. Mbyll hetimet, akuzohet për tenderat e KESH
09/01 18:22
Top Channel/ “Drejtësi për tragjedinë në Shkodër”! Familjarët: Ta hetojë SPAK
09/01 16:04
Top Channel/ Kontrolle të reja për “Ballukun”, në “sitë” 20 persona e kompani
09/01 15:57
Top Channel/Zyrtari i NATO kërcënon SHBA:Po morët Groenlandën, do marrim bazat amerikane në Europë!
09/01 15:49
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Iran, 45 të vrarë: Qeveria shkëput Internetin!
09/01 15:48
Top Channel/ “Epopeja intime”! Shkrimtarja Enit Karafili fiton Çmimin e Madh të Letërsisë për 2024
09/01 15:45
DIGITALB DIGITALB