Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do të lejohet të qëndrojë: kryeministri anglez Rishi Sunak dha detaje nga projektligji I ri që synon të frenojë emigracionin e paligjshëm në këtë vend e që pritet të bëhet public këto ditë. Sundak, partia e të cilit gjendet nën një trysni të madhe për t`I dhënë zgjidhje ngërcit të vërshimit të emigrantëve të paligjshëm përmes La Manshit, e ka kthyer ndalimin e tyre në njërëin prej 5 prioriteteve të veta kryesore.