Në debatin e parë dhe të vetëm, demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance, u përballën mbrëmjen e kaluar në një debat televiziv, që nisi me kundërshtime, por edhe sulme personale. Dy kandidatët për nënpresident të SHBA-së u përplasën për krizën në Lindjen e Mesme, imigracionin, taksat, ndryshimet klimatike dhe energjinë.