Me zotimin të ulë koston e jetesës në Nju Jorkun që sot nuk e përballojnë dot më jo vetëm të varfrit, por edhe shtresa e mesme, Zohran Mamdani dhe hovi i tij politik u quajtën “fenomeni Mamdani”: Një dallgë entuziasmi që përfshiu banorët e metropolit dhe duket i bindi se ngrirja e qirave për 2 milionë njujorkezë, supermarkete komunale dhe më të lira, kujdes falas për fëmijët deri në moshën 5 vjeç, autobusë falas dhe paga minimale 30 dollarë në orë deri në vitin 2030, nuk do te mbeten thjesht disa premtime zgjedhore boshe