Alternativa për Gjermaninë, AfD, shënoi një fitore historike në landin e Saksoni-Anhaltit, duke siguruar 44,5 për qind të votave. Në qendër të këtij rezultati që trondit skenën politike gjermane është Ulrich Siegmund, 35-vjeçari i cili ka arritur t’i japë një fytyrë më të moderuar njërës prej degëve më radikale të partisë.