Hassan Nasrallah, udhëheqësi i lëvizjes militante shiite islamike Hezbollah në Liban, që besohet të ishte shënjestra e sulmit të ashpër ajror izraelit të së premtes në Bejrut, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme. Për vite me radhë, ai nuk është parë në publik pikërisht nga frika se mund të vritet nga Izraeli.