Një nga figurat më të ashpra kundër Iranit, shumë afër me Izraelin, madje edhe sipas standardeve të zyrtarëve amerikanë, luftarak dhe gjithnjë e më me ndikim. Gjenerali Michael Kurilla, shefi i Komandës Qendrore të SHBA-ve (US Central Command), i njohur si “Gorilla”, është një nga figurat kyçe që po ushtron presion mbi Donald Trump për një operacion të përbashkët kundër Teheranit.