Grupi hetimor me ekspertë nga policia e Durrësit dhe prokuroria vijojnë analizimin e provave për të zbuluar se kush ishte ekzekutori i Pëllumb Metës. Tre fëmijët dhe bashkëshortja e tij që po hetohen për këtë krim janë çuar javën e kaluar në poligon ku janë testuar për aftësitë e tyre për të kryer qitje me pistoletë, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.