Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi ajror kundër një depoje karburanti në qytetin rus të Belgorodit, një incident që Kremlini tha se mund të ndikojë në bisedimet e paqes, por Kievi mohon përgjegjësinë. Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se dy helikopterë ukrainas goditën objektin në Belgorod, rreth 35 km nga kufiri me Ukrainën, pasi hynë në Rusi në një lartësi jashtëzakonisht të ulët rreth orës 5 të mëngjesit me orën e Moskës.