Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03/2026 22:56

Vetëm disa javë na ndajnë nga finalja e Big Brother VIP 5, teksa në shtëpi kanë ngelur 12 banorë ë garojnë për çmimin e madh. Të vendosur përballë njëri-tjetrit, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që të jepnin mendimin e tyre se cili nga ata duhet të jetë fituesi i këtij edicioni të Big Brother. Radhën e përgjigjeve e nisi Mali, i cili zgjodhi Stenaldon si fitues, duke thënë: “Kur kam ardhur këtu, e kam pasur shumë të vështirë ta pranoja si sfidë. Më duheshe një farë guximi. Kur kam parë Stenaldon, më ka treguar që ka shumë njerëz më të guximshëm se unë. Jo vetëm që më ka inspiruar mua, por jam i sigurt që ka inspiruar edhe shumë njerëz të tjerë”. Stenaldo gjithashtu u zgjodh fitues edhe nga Nikol, ndërsa banori nga ana e tij zgjodhi Malin. Shëndriti zgjodhi Selin, duke u shprehur se ajo e meriton për arsyen se sipas tij, kontributi i banores në shtëpi ka qenë që nga dita e parë, duke krijuar situata për të cilan fliten ende. Selin nga ana e saj u shpreh se ai që nuk duhet ta fitojë kurrë është Rogerti, ndërsa shtoi se ajo që meriton të prekë finalen është Brikena. Rogerti ishte ai që zgjodhi Mirin. “Emri i vetëm që mund të fitojë Big-un është vetëm Miri. Pse? Për arsye se ai nuk ka ofenduar askënd këtu. Ka pasur gjithmonë një tonalitet shumë të qetë dhe një njeri që ka ditur të jetë fleksibël me lojtarë si puna ime dhe e Juelës. E rëndësishme është që Mirin, sado ta ulin, vetëm me sjelljen dhe edukatën e tij, është e vetmja arsye që Miri duhet ta fitojë. Të ishte kjo një shkollë, Miri do ishte ‘top’”, u shpreh Rogerti në argumentin e tij. Të njëjtit mendim iu bashkua edhe Edisa, ndërsa Brikena dhe Mateo zgjodhën njëri-tjetrin si fitues. Nga ana tjetër, Miri dhe Juela zgjodhën Rogertin si fitues të Çmimit të Madh, duke e cilësuar si banorin më me ndikim në shtëpi.

Top Channel/ “Hajdeni peshqit e mi”, Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj…
12/04 14:26
Top Channel/ Rrëfimi tronditës i Stenaldos pas ekzekutimit të babait, xhaxhallarët morën gjakun
10/04 23:24
Top Channel/ “Turp të vijë që…”, Rogerti debaton me Brikenën: Nuk mundesh të më njollosësh…
08/04 22:35
Top Channel/ “Sa egoist që je”, Selin i kundërvihet Mateos: Para vetes tënde…
08/04 22:32
Top Channel/ Sqarime me Mirin dhe Rogerti, Selin sqaron situatën me babain: Në burg…
08/04 22:32
Top Channel/ “Pse më ftove në dasmë kur nuk më ke shok”, përplasjet mes Mirit dhe Mateos vazhdojnë
07/04 19:41
Top Channel/ Dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe Mateo kurorëzojnë dashurinë e tyre
06/04 22:53
Top Channel/ Dasma e dytë në Big Brother, Brikena dhe Mateo kurorëzojnë sot dashurinë e tyre
06/04 21:03
Top Channel/ A do e prishë dasmën e Brikenës dhe Mateos? Rogerti paralajmëron: Do të mbaj një super…
06/04 19:11
Top Channel/ E prishi sfidën në sekondën e fundit? Habit veprimi i papritur i Selin
03/04 22:41
Top Channel/ “Takoj babin tënd…”, debat i ashpër mes Rogertit dhe Mateos: Ty t’a fusin natë e ditë
03/04 22:39
Top Channel/ “I ke të gjitha të këqijat”, Miri debaton ashpër me Selin, banorja: Nuk jeni mësuar të…
03/04 22:37
Top Channel/ Daja i Brikenës mesazh të prerë banores për Mateon, shtangen konkurrentët
03/04 19:25
Top Channel/ “Dua të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”, Miri i kërkon falje Selin,: Nuk ke…
03/04 14:09
Top Channel/ “Brikena ka dalë…”, Shëndriti dhe Brikena i punojnë rreng Mateos, ja si reagoi banori
01/04 17:48
Top Channel/ “Do të hyjë në lojë me mua”, Miri për Selin: Do afrohet…
30/03 22:58
Top Channel/ “Prap unë po dal e keqja”, Brikena në lot: Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi
30/03 21:46
Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30