Top Channel/ Kush e bindi Trump-in të shkojë në funeralin e Papës? Prapaskenat e 4 orëve bisedime
23/04/2025 18:48

Mëngjesin e 21 prillit, Amerika u zgjua me lajmin për vdekjen e Papës. Në Shtëpinë e Bardhë u aktivizua protokolli i përdorur në raste zie që konsiderohen të rëndësishme për vendin. Donald Trump firmosi menjëherë urdhrin e përgatitur më parë për uljen e flamujve kombëtarë në gjysmë shtize në të gjitha ndërtesat federale, përfshirë vetë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin. Më pas nisi një ditë në shumë pjesë të saj surreale. Trump publikoi menjëherë në platformën e tij “Truth” një mesazh të shkurtër ngushëllimi, pastaj doli në kopshtin e rezidencës presidenciale, ku gjithçka ishte gati për festën tradicionale të “Easter Egg Roll”, e cila përfshin një garë mes fëmijëve: fiton ai që arrin i pari në finish duke shtyrë vezët e dekoruara të Pashkëve me një shkop. Me këtë rast mijëra persona mund të ndjekin lojërat nga parku publik që kufizohet me “South Lawn” të Shtëpisë së Bardhë. Askush nuk e mori në konsideratë anulimin apo të paktën shtyrjen e festës për shkak zie. Ndoshta sepse do të ishte e vështirë të menaxhohej turma që tashmë kishte mbushur zonën pas gardheve mbrojtëse. Por me siguri, toni i përdorur nga Trump mund të kishte qenë ndryshe. Rreth mesditës, ai mori fjalën nga ballkoni që shikon nga hapësira e gjelbër. Ai e lavdëroi Françeskun si një “njeri të ndershëm”, ndërkohë që pranë tij një person i veshur si lepur vazhdonte të lëvizte veshët e mëdhenj dhe të përshëndeste fëmijët. As lepurit askush nuk i tha gjë. Festa vazhdoi siç ishte planifikuar. Presidenti iu afrua zonës së rrethuar ku ndodheshin gazetarët dhe kamerat. Dikush e pyeti: “A do të shkoni në funeralin e Papës?”, Trump u përgjigj: “Ende nuk e di, do të flasim për këtë, duhet të shohim nëse do të kemi kohë.” Qysh në mëngjesin e djeshëm dihej që varrimi do të mbahej gjatë fundjavës: të premten ose, siç u vendos më vonë, të shtunën. Çfarë kishte aq urgjente Trump në agjendën e tij për fundjavën? Arratisja e zakonshme drejt njërit prej resorteve të tij për të luajtur golf. Në orët në vijim, dikush nga këshilltarët ose ministrat duhet t’i ketë tërhequr vëmendjen presidentit që do të ishte i vetmi nga liderët e mëdhenj perëndimorë që do të mungonte në një moment historik. Kush e bindi përfundimisht Trump-in? Qarkullojnë disa hipoteza. E para përmend zëvendëspresidentin J.D. Vance, i cili ishte lideri i fundit që kishte takuar Papën. Vance, shumë katolik, thuhet se këmbënguli për domosdoshmërinë e shkuarjes në Romë dhe, nëse do të ishte e nevojshme, do të ishte gati të përfaqësonte SHBA-të në vend të Trump-it. Edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, theksoi që nuk do të ishte e përshtatshme të lihej bosh vendi i rezervuar për Amerikën. Në orën 15:58, Trump vendosi, duke njoftuar me entuziazëm pjesëmarrjen në funeral, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania. Tani, diplomacitë evropiane po kontaktojnë Shtëpinë e Bardhë për të tentuar të organizojnë takime menjëherë pas Meshës në Shën Pjetër, sikurse është samiti mes BE-së dhe SHBA-së, i propozuar javën e kaluar nga Giorgia Meloni në bisedën e saj me Trump-in.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57