Të martën në orën 11 Këshilli I Lartë I Prokurorisë do të mblidhet për të votuar drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, njohur ndryshe si FBI shqiptare. Data 9 dhjetor u caktua në dhomë këshillimi nga anëtarët e këshillit të cilët u thirrën në mesditë për të diskutuar me dyer të mbyllura mbi aspektet formale të shkresave të deleguara nga SPAK.