Top Channel/ “Kush do na mbledhë ullinjtë?” Mitsotakis flet për marrëveshjen Shqipëri-Itali
17/10/2024 23:06

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u skeptik ndaj modelit që po zbaton Italia me qendrat e pritjes së emigrantëve në vende të treta , si ato në Shqipëri, duke vënë në dyshim faktin nese mund të zbatohet kjo metodë në nivel evropian. Duke folur për Financial Times, Kryeministri grek ka theksuar se bëhet fjalë për një marrëveshje dypalëshe Itali-Shqipëri dhe nuk dihen në se mund të aplikohet në nivel evropian dhe në se do të funksionojë vërtet. Referuar marrëveshjes Itali-Shqipëri, kryeministri vuri në dukje se emigrantët i nënshtrohen legjislacionit italian të azilit dhe në çdo rast do të kthehen atje. "Nëse do ta bënim në një nivel evropian... ku do të shkonin më pas ata ?"- ka pyetur ai.Mitsotakis i ka kërkuar gjithashtu homologëve të tij të promovohet më shumë emigracioni legal, krahas përballjes me emigracionin e paligjshëm. “Nëse do të ndërtosh një gardh të madh, duhet edhe një derë e madhe” vuri në dukje ai, duke theksuar mungesën e fuqisë punëtore në Greqi. “Kush do të na mbledhë ullinjtë? Ne jemi një kontinent në tkurrje dhe të gjithë e kuptojmë se për të ruajtur produktivitetin tonë, do të na duhet një fuqi punëtore, e pakualifikuar apo e kualifikuar”- ka thënë kryeministri grek . Gjithashtu ai ka deklaruar se Greqia ka shpëtuar "mijëra njerëz në det", por paralelisht ka theksuar se "do ta bëjë të vështirë hyrjen e njerëzve në territorin e BE". Sipas tij një prej boshllëqeve në ligjet e BE për emigracionin është se kurrë nuk diskutohet se çfarë ndodh me ata emigrantë të cilëve u refuzohet e drejta e azilit dhe që janë mbi 20% të numrit të përgjithshëm. Deklaratat e Mitsotakit vijnë në një moment kur disa liderë të BE përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin e Polonisë Donald Tusk,i janë kthyer kësaj çështjeje muajt e fundit, me Komisionin Evropian që sinjalizon tani se është i hapur ndaj të ashtuquajturave zgjidhje inovative, duke përfshirë qendrat e kthimit të emigrantëve të ngritura jashtë BE ,ashtu si Italia që filloi këtë javë një sistem pilot me qëndrat e migrantëve në Shqipëri.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02