Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos ketë numrat për të votuar kryeparlamentarin. Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se nuk ka një marrëveshje mes partisë që ai drejton dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë e rrjedhimisht as nuk do jetë kandidat për postin e kryetarit të Kuvendit.