Mësimdhënësit që mbajtën grevë do të paguhen për muajin shtator. Ministria e Financave ka njoftuar se ekzekutimi i pagave nuk do të bëhet për këtë kategori bazuar në Ligjin për Grevën. Por, me këtë nuk është pajtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit që thotë se janë diskriminuar nga Qeveria meqë pagat janë ekzekutuar për sektorët e tjerë që ishin në grevë.