Top Channel/ Kurti sulmon opozitën, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme
28/04/2026 19:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për mediat sa i përket procesit zgjedhor të presidentit të ri të Kosovës. Ai i kërkoi edhe njëherë opozitës që të paraqitet në seancë dhe të paraqesë listën me tre kandidatë dhe që Kosova të ketë një president të ri, përndryshe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të tjera të parakohshme. “Nëse sillni propozimet, sonte Kosova bëhet me president ose presidente të re. Varet kush fiton. Së fundmi, duhet të theksojmë që pikërisht kjo është arsyeja që unë kam kërkuar që PDK dhe LDK t’i sjellin tre kandidatë, se bashkë me ne i kalojmë numrin prej 90 nënshkrimeve dhe e kemi të garantuar zgjedhjen e presidentit të ri. U refuzua një gjë e tillë dhe ja ku jemi. I lutem kryetarit të PDK-së dhe LDK-së, edhe grupet e tyre parlamentare të vijnë në Kuvend, se aty e kanë vendin. Dikur kanë qenë shumicë ata, tani jo më. Por nuk mund të thuash që po e mbroj shtetin duke bllokuar procese dhe duke bojkotuar seancën. Sot është afati i fundit, nuk ishte mbrëmë. Shumica dërrmuese mendojnë se e kemi dhe sot. Ne duhej që sa më shpejt të vepronim. Por unë e di që rreth orës 21:00 i kam shkruar edhe kryetarit të PDK-së dhe të LDK-së, por nuk kam marrë përgjigje. Mendojeni kur isha unë në opozitë të më shkruanin mua kështu kryeministrat dhe presidentët, kurrë. Unë kisha pas policinë. Ata kurrë nuk kanë pasur interes të komunikonin me mua. Tani shteti është demokratik dhe në të njëjtën kohë, nuk ka më përndjekje si dikur, keni një kryeministër që vazhdimisht kërkon takime me opozitën, dhe ata nuk pranojnë dhe nuk përgjigjen në mesazhe”, tha Kurti.

Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08
Top News – Vrasja makabre e Arlinda Zekajt/ Ngrihet në këmbë Kosova, kërkohet dorëheqja e minsitrave
28/10 18:45
Top Channel/ Kapet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, Kurti do raport për dështimet
28/10 12:48
Top News – Vrau kunatën me sëpatë. Kosovë, arrestohet pas tre ditësh arrati autori i dyshuar
28/10 10:20
Top Channel/ Burg ish-bashkëshortit të Arlindës, Kunati i dyshuar për vrasjen ende në arrati
27/10 19:55
Top News- Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Gjykata i cakton 1 muaj paraburgim ish-bashkëshortit
27/10 19:20
Top News-‘Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë’/Haxhiu: Regjimet autoritare duhet të ndëshkohen
27/10 18:33
Top News- ‘Dialogu me Kosovën do të vazhdojë’/ Lista Studentore flet për politikën e jashtme
27/10 17:48
Top News – Asnjë gjurmë nga vrasësi i Arlinda Zekajt. Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë
27/10 11:57
Top Channel/ Vrasja e gruas, mblidhet parlamenti në Kosovë, opozita kërkoi dorëheqje masive
26/10 19:55
Top Channel/ 49-vjeçaren e vret kunati në Pejë, 3 ditë më parë kishte bërë denoncim për dhunë
26/10 12:51
Top News – ‘Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi’/ Letra e dytë që e gruas së vrarë, ‘furtunë’ reagimesh
26/10 12:21
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Kryeprokurori kërkon raport të detajuar për rastin
26/10 11:52
Top News – ‘Kjo është shpresa ime e fundit’. Letra që paralajmëroi krimin në Pejë, nisin hetimet
26/10 11:46
Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59