Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nevojitet një dakordësi mbi një strategji shtetërore për reagim ndaj vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj katër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurti është zotuar se Qeveria do të ofrojë mbështetje për të korrigjuar vendimin e Speciales duke shtuar se duhet të ndihmojë ekipet mbrojtëse në instancat e Apelit, por do të ketë reagim në aspektin diplomatik, ka shkruar ai në facebook.