Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se Kosova nuk ka problem më të madh se ai i raportit me Serbinë. Shefi i ekzekutivit kosovar në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” la thënë se “Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta mendojë e as ta pranojë Kosovën si shtet të barabartë dhe fqinj”, ka thënë Kurti,.Ai e ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore edhe ndaj shteteve tjera të dala nga ish-Jugosllavia, ndërsa e ka krahasuar me Rusinë.