Top Channel/ “Kurti refuzoi propozimet për dinarin”, Escobar: Nuk pata sukses për ta bindur
15/03/2024 13:56

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. “Unë i kërkova kryeministrit ta pezullojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfertave elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhen të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur Kurtin për këtë”, deklaroi Escobar, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Heqja e dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë, shkaktoi krisje në marrëdhëniet mes liderëve të Kosovës dhe SHBA-ve deri në pikën sa Kurti u paralajmërua se Prishtina zyrtare nuk do të shihej më si partner i besueshëm në Ballkanin Perëndimor nëse nuk ndjek propozimet e aleatëve për stabilitet. Pamje: AFP

Top News- Vizitat në paraburgim tek Thaçi/ Haga lehtëson kufizimet, disa persona mbeten të ndaluar
24/09 15:43
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 15:16
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 12:51
Top Channel/ Nga bllokimi i rrugës me kamionë, tek tërheqja në male: Si ndodhi sulmi i Banjskës!
24/09 12:17
Top News- Tre vite nga sulmi në Banjskë/ Britania mesazh Serbisë: Radoiçiç të shkojë para drejtësisë
24/09 10:33
Top Channel/ Kushtetuesja konfirmon qeverinë! Kosovë, afat deri më 6 tetor për presidentit
23/09 20:04
Top News- Kurti do përgjithmonë amerikanët / Kryeministri përsërit ofertën për bazën e ‘Bondsteel’
23/09 16:22
Top News – Kuvendi u konstituua me vonesë. Kushtetuesja i jep të drejtë PDK, por nuk prek Qeverinë
23/09 16:20
Top Channel/ 11 varreza masive të luftës: Kosova kërkon gërrmime të reja në Serbi!
23/09 11:52
Top News- ‘Apeli ta korrigjojë aktgjykimin’/ Kurti: Dënimet për krerët e UÇK të padrejta
23/09 11:13
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Kosovë, tubim kombëtar më 1 tetor
22/09 19:53
Top News – ‘Liria ka emër’ marshon në Bruksel. Strategjia kundër Hagës, tubime dhe peticione
22/09 15:51
Top Channel/ Nisma për ndryshimin e ligjit për Specialen, analistët: A e bën dot vetë Kosova?!
22/09 11:09
Top Channel/ EULEX,“jo më” në Kosovë”:Prishtina të rishikojë marrëdhëniet me misionet ndërkombëtare!
22/09 11:08
Top Channel/ LVV vendos “kushte” për Hagën: Presim kushtetuesen
21/09 22:54
Top Channel/ PDK: Ndryshim të ligjit për Hagën. Nisma vjen pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
21/09 15:35
Top News- Studentët protestojnë në Prishtinë/ Mbështetje krerëve të UÇK, ‘historia nuk tjetërsohet’
21/09 15:00
Top News- Varrezat masive në Zubin Potok/ Idriz Rrecaj, i identifikuari i grupit të intelektualëve
21/09 12:51
Top Channel/ PDK:Ndryshim të ligjit për Hagën pas dënimit të ish-krerëve të UÇK nga Gjykata Speciale
21/09 12:45
Top Channel/ Hoti kërkon seancë urgjente të Kuvendit: “Qëndrim institucional ndaj Speciales”!
21/09 11:59