Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dënimit me 81 vite në total të 4 ish-krerëve të UÇK-së. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Kurti shpreh se vendimi i sotëm ishte padrejtësi e papranueshme. Më tej ai theksoi se edhe pse aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit.